Flash News

KRYESORE

Ekonomia e Kinës zvogëlohet me 6.8%. Rënia më e madhe që nga vitet 1970

Ekonomia e Kinës zvogëlohet me 6.8%. Rënia më e madhe

Kina pësoi tkurrjen e saj më të keqe të ekonomisë që prej vitit 1970 në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa luftonte me koronavirusin. Shpenzimet e pakta për konsum dhe aktiviteti i ulët i fabrikave tregojnë se rikuperimi i ekonomisë do të jetë më i gjatë se sa pritej.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë u tkurr me 6.8% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë. Kjo është performaca më e dobët ekonomike e Kinës që prej vitit 1979, kur ajo u rikthye në ekonominë e tregut të lirë.

Disa parashikues më herët thanë se Kina, e cila udhëhoqi rrugën drejt mbylljes globale për të luftuar virusin, mund të rikthehet përsëri normalitet në fillim të këtij muaji. Aktiviteti filloi të përmirësohet në mars pasi virusi në Kinë u vu nën kontroll, ndërsa Partia Komuniste në pushtet lejoi që fabrikat të rihapen.

Të fundit