Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Është traditë tanimë që në fund të një viti që mbyllet ose një tjetri që fillon, “priftërinjtë parathënës” të bëjnë një bilanc për 365 ditët e shkuara, dhe për ato që presim të jetojmë të gjithë bashkë nën këtë diell.
Sigurisht, edhe këtë vit, u harxhuan mijëra fjalë, të shkruara, të printuara, të digjitalizuara, të teletransmetuara; disa ngadhënyese për shëndetin e vendit, të qytetarëve, të ekonomisë gjithomonë në rritje; disa të tjera kobzeza për politkën, për gjendjen mjerane të shqiptarëve dhe për ekonominë me frymëmarrje të rëndë, afër asfiksimit.
Në fund të kësaj kakofonie, midsi kasandrave dhe optimistëve kronikë, qëndrojnë numrat kokëfortë. Jo ato të “like-ve” apo “share-ve” pas fjalëve të bukura, konferencave të transmetuara “live” në Facebook, ëorkshop-eve apo dëgjesat publike për “Shqipërinë që duam”; bëhet fjalë për numrat në rënie të investimeve të huaja direkte.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë (jo të ndonjë portali, kazani apo opozitari të flaktë) të gjitha shtetet kanë ndalur investimet e huaja; ato kanë qenë ose minimale ose negative, nga gati të gjithë partnerët tradicionalë, me përjashtim të Zvicrës, e cila është 'hambari' nga vijnë paratë për realizimin e projektit TAP (paja shumë milionëshe e qeverisë Berisha për Ramën).
Shqipëria, si çdo vend në zhvillim, është shumë e varur nga projektet e mëdha, të cilat janë si një “bonus” me një përdorim sepse kur përfundojnë, mbarojnë edhe efektet e tyre për ekonominë; dhe pas rritjes që prodhojnë, shtojnë njëkohësisht dhe pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë me investimet e huaja pas përfundimit të TAP, teksa në horizont nuk po shfaqen investitorë, madje po arratisen dhe ata që këtu kanë “hedhur” disa miliarda (na ishte një herë 'Sheratoni', për shembull).
A duhet të shqetësohemi për këtë? Sigurisht, që po!
Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i çdo qeverive. Rëndësia e tyre është e shumëfishtë pasi performanca e investimeve ndikon në progresin ekonomik dhe social. Këto investime sjellin kapitalin e nevojshëm, rrisin produktivitetin e ekonomisë dhe, ndërmjet të tjerave, nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja, rrisin konkurueshmërinë e ekonomisë, ndikojnë në reduktimin e deficitit, rrisin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqënien e qytetarëve.
Pra, ato janë një barometer, luajnë rolin e kanarinave në kafazet e minatorëve, veçse nuk masin cilësinë e ajrit, por atë të shtetit dhe atyre që drejtojnë.
Reagimi simultan i shumë prej tyre tregon se firmat e huaja organizohen me njëra-tjetrën, informohen nëpërmjet kanaleve të ndryshme; le të themi se kanë një ndjeshmëri të lartë sa ajo e shqiptarëve që braktisën vendin në këto katër vite e gjysëm. Projektet e suksesshme, ose ato të dështuara në gjenezë, shihen si një sinjal i një klime biznesi për investitorët e huaj.
Sigurisht, që cilësia e institucioneve është një faktor përcaktues i pëlqyeshmërisë së një vendi, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara. Kjo për disa arsye. Së pari, një qeverisje e mirë është e shoqëruar me rritje ekonomike, e cila është tërheqëse për fluksin hyrës të investimeve direkte. Së dyti, institucionet e varfra janë lehtësisht të korruptueshëm, duke rritur kështu kostot e investimit dhe uljen e fitimeve. Së treti, kostoja e lartë e fillimit e investimeve të huaja, i bën investitorët shumë të ndjeshëm ndaj pasigurive, duke përfshirë këtu dhe pasiguritë që rrjedhin nga institucione të brishta.
Nëse do të dëgjonim përfaqësuesit e mazhorancës, kushtet e mësipërme do të konsideroheshin arritje ekskluzive të Ramës, madje do të flisnin për një rritje ekonomike pa precedent; por largimi i investitorëve thotë të kundërtën.
Fatkeqësisht, për mazhorancën por edhe për qytetarët që po largohen me ritmin e bizneseve të huaja, statistikat e Bankës së Shqipërisë nuk lënë hapsirë për interpretime; as për “spin”, relativizim, baltosje të lajmësit apo çdo orvatje propagandistike që kjo mazhorancë mund të bëjë për të ilustruar të kundërtën. Nëse kushtet për të tërhequr investitorë të huaj kanë ekzistuar përpara 2013-ës; nëse paratë shumëngjyrëshe vinin në Shqipëri nga kompani shumëkombëshe përpara “Rilindjes”, do të thotë se diçka negative ka ndodhur dhe po ndodh në vendin tonë. Kjo arrati tregon më mirë se çdo votë, çdo tubim dhe çdo sondazh, cilësinë e qeverisjes në këto katër vite e gjysëm dhe klimën e krijuar mbi biznesin dhe ata që e bëjnë atë.
Por, mbi të gjitha, tregon se këtë 2018 do të jemi vetëm; do të jemi vetëm ne dhe ai, Kryeministri i veshur si Babagjysh. Një plak që nga thesi i tij nxori vetëm një vend pune në administratë (një talent i rëndomtë, por ilustrues i mënyrës sesi konceptohet gjëja publike), sepse e di mirë që nën pemën e Vitit të Ri, nuk vendos dot asnjë emër kompanie shumëkombëshe që të ketë drejtues aq “budallenj” sa të investojnë në “Rilindjen” e tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38