Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekrem Spahiu: Të ndahet e ardhmja politike e personave nga e ardhmja e Kosovës
nga Ekrem Spahiu*
Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështje kombëtare, janë shumë të ndjeshëm. Në këtë kuadër, unë, si shumica e bashkëkombësve, kudo ndodhen, jemi të shqetësuar që e ardhmja politike e Kosovës, prej 21 vjetësh nga çlirimi dhe prej 12 vjetësh nga pavarësimi, mbahet peng edhe nga vetë politikanët e saj.
Ka më shumë se një shekull që bota e qytetëruar ka institucionalizuar, gjithnjë e më ashpër, dënimin e krimeve të luftës edhe pas luftës. Gjyqi i Nyrembergut është një rast klasik për të ilustruar se edhe në një luftë botërore ku nuk mbetet shtet e njeri pa u përfshirë dhe ku është shumë e vështirë të ndash shkakun e krimit nga ekzekutori i krimit, përsëri njerëzimi gjen instrumente për ta realizuar dënimin ndaj tyre.
Po aq klasik ishte dënimi i Millosheviçit dhe kriminelëve të tjerë nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë spastrimit etnik në Kosovë, Bosnjë e në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë gjatë shpërbërjes së saj. Në këtë rast nuk ishte luftë botërore dhe rrjedhimisht, identifikimi i autorëve të krimeve ishte më i lehtë. Sigurisht që kjo është një çështje ende e paezauruar, prandaj është në dinjitetin kombëtar të politikanëve të Kosovës të bëjnë detyrën e të mos reshtin që ky proces të shkojë deri në fund.
Kosova u përfshi në këtë luftë me një specifikë krejt unike. Është e njohur dhe e pranuar botërisht që ndaj saj u krye spastrim etnik masiv. Ky krim ndodhi pikërisht në fundshekullin e njëzetë kur njerëzimi ishte dhe është shumë më i ndjeshëm. Prandaj, bota e qytetëruar, jo thjeshtë NATO, e ndëshkuan me luftë atë krim kundër njerëzimit. Ishte për herë të parë në histori që një luftë u ndërmor për arsye morale, jo për motive pushtimi siç ka qenë historikisht motivi i luftrave. FARK-u dhe UÇK-ja ishin pjesë e këtij misioni, së pari sepse duhet të vetëmbrohej si krah i armatosur i popullit dhe së dyti sepse ky moral ishte në të njëjtën vijë me moralin e njerëzimit e të kombeve të qytetëruara, të cilat përfaqësoheshin nga NATO.
Ishte luftë dhe, në luftë, përveçse zgjidhen çështje të mëdha, përveçse i shërbehet një morali të madh sikurse ishte morali i FARK-ut dhe UÇK-së, mundet që mjegulla pas saj të jetë shfrytëzuar edhe për çështje të tjera, edhe për moral tjetër. Gjykata e Posaçme, e krijuar enkas për dënimin e këtyre rasteve edhe në Kosovë, një gjykatë e pranuar dhe e mbështetur nga pothuajse nga të gjitha partitë politike të Kosovës dhe e votuar me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka pikërisht këtë qëllim.
Ky është një rast unik që i bën nder Kosovës, popullit të saj dhe vetë klasës politike të saj. Këtij procesi i janë nënshtruar tashmë shumë politikanë e luftëtarë. Në këtë proces, që po e quajmë “veting” ligjor ndërkombëtar, është përfshirë tashmë edhe Hashim Thaçi - kontributor dhe drejtues në atë luftë dhe po ashtu, udhëheqës për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës, aktualisht President i saj. Ashtu sikurse edhe Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe mbi 200 ish pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.
Ajo që krijon dyshime për shkelje morali dhe ligjesh ndërkombëtare të luftës në këtë proces janë vrasjet pas mbarimit të luftës. Në një raport, Amnesty International në vitin 2009 thuhej se rreth 800 vrasje kanë ndodhur gjatë një vale të zgjatur dhune ndaj pakicave etnike, por edhe ndaj anëtarëve të LDK-së në kohën kur pas largimit të forcave serbe, Kosova u vendos nën administrim të OKB-së. Shumica e personave që thuhet se u rrëmbyen dhe u zhdukën nga ish pjesëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000 ishin serbë, romë ose shqiptarë të Kosovës të etiketuar si bashkëpunëtorë të Serbisë. “Anëtarët e Lidhjes Demokratike (LDK) u vranë gjithashtu nga luftëtarët e UÇK-së të cilët e konsideronin doktrinën pa dhunë të LDK-së të barasvlershme me bashkëpunimin (me okupuesin)” - thotë një përfaqësues në misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2000-2004.
Të gjitha mbeten për t’u vërtetuar dhe me siguri kjo është për të mirën e besueshmërisë kombëtare e ndërkombëtare të politikanëve në Kosovë. Por këtu ka domosdoshmërisht nevojë urgjente për të bërë një dallim që është më shumë se moral: krimet me prapavijë politike. Prej vitesh ka patur një refren akuzash e kundërakuzash për vrasje të tilla në Kosovë. LDK-ja ka akuzuar në vazhdimësi PDK-në dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), një strukturë e afërt me PDK-në, se qëndron pas vrasjeve të anëtarëve të saj. Ndërkohë, këto pretendime janë mohuar nga PDK-ja dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Ish-kreu i LDK-së dhe ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se gjatë dhe pas luftës, anëtarët e partisë që ai përfaqësonte u bënë objekt hakmarrjeje për shkak të qëndrimit politik.
Akuza të tilla janë bërë, për shembull, në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit - Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë në ekzil, në një atentat më 21 shtator 1998 në mes të kryeqytetit shqiptar në Tiranë. Më 11 janar 1999 në Prishtinë ështe vrarë Enver Maloku, gazetar dhe anëtar i LDK-së. Vrasja e tij ishte kryer para banesës së tij dhe para fëmijëve të tij. Më 23 nëntor 2001 u vra bashkëpunëtori shumë i afërt i Presidentit Rugova, gazetari dhe publicisti Xhemajl Mustafa. Më 24 prill 2001 vritet Ismet Rraci, kryetar i Komunës së Klinës dhe i Degës së LDK-së në Klinë. Ish Presidenti Rugova është shprehur se vrasja e zyrtarit të tij ishte e lidhur me fitoren e LDK-së në vitin 2000. Në tetor të vitit 2001 është vrarë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku - të dy truproja të ish Presidentit Rugova. Më 17 janar 2002, është vrarë deputeti i LDK Smajl Hajdaraj. Më 27 tetor 2002 vritet Ukë Bytyçi kryetar i Komunës së Therandës dhe i Degës së LDK-së në këtë Komunë. Më 4 janar 2003 vritet në Pejë kolonel Tahir Zemaj, ish-komandant i FARK-ut në rajonin e Dukagjinit. Më 8 maj 2000 vritet përpara shtëpisë së tij në rrethana misterioze, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë, komandant Drini - Ekrem Rexha.
Pas luftës ka të dhëna të besueshme se ka patur tentativa për atentat edhe ndaj vetë ish Presidentit Rugova. Po ashtu, ka qenë tentuar të vriteshin Ismet Arifi më 3 nëntor 1999, Nezir Gara më 25 shtator 1999, Gani Geci më 19 tetor 2001, e të tjerë. Vetëm gjatë vitit 2000 u shpëtuan atentateve për vrasje tre zyrtarë të LDK-së: Ish-deputeti Adem Salihaj, Kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe Ejup Visoka.
E vërteta është se politikanët e Kosovës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të SHBA kanë meritë që Kosovën e kanë sjellë në një moment vendimtar që lidhet me njohjen e plotë ndërkombëtare. Dhe sigurisht që ky proces do të vijojë sepse është një politikë konstante dhe një interes gjeopolitik që kjo njohje të ndodhë. Procesin nuk e ndërpret thirrja që Gjykata e Posaçme i ka bërë Presidentit të saj, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, apo që do mund t’iu bëjë edhe të tjerëve, për të sqaruar nëse këta janë të përfshirë, kanë mbështetur, kanë dijeni apo nuk kanë vepruar ndaj krimeve të luftës, veçanërisht atyre të kryera pas luftës.
Thirrja që kjo gjykatë iu ka bërë apo do t’iu bëjë politikanëve apo drejtuesve e pjestarëve të UÇK-së për të dëshmuar për krime lufte nuk është aspak aludim për të barazuar UÇK-në me këto krime. Sigurisht që politika serbe do kishte interes dhe madje e ka nxitur procesin në këtë kahje, por nuk është politika serbe që e mbyll procesin. Këtë proces e mbyll Europa demokratike, drejtësia e së cilës do t’i shkojë deri në fund morisë së krimeve të pambyllura, shumë herë më të rënda në numër dhe në egërsi, të kryera nga makina shtetërore serbe dhe organizatat paramilitare të paguara prej saj.
Ajo që iu takon politikanëve të Kosovës është t’i dëshmojnë popullit shqiptar të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar pastërtinë e tyre në tre dimensione: dimensionin ligjor, dimensionin moral dhe dimensionin kombëtar. Por, në dallim nga dyshimet për krime të tjera, të cilat krejt natyrshëm do të zgjidhen e duhet të zgjidhen përmes dimensionit ligjor, dyshimet për krime me motive politike duhet të zgjidhen edhe përmes dimensionit moral e kombëtar, në kuptimin që të zbardhen, me qëllim që të mos mbajnë peng të ardhmen politike të Kosovës.
Duhet kuptuar njëherë e mirë se është krim më vete që e ardhmja politike e disa personave, kushdoqofshin ata, të mbajë peng të ardhmen politike të Kosovës.
*ish deputet & kryetar i PLL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38