Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Ekskluzive/Anëtari i delegacionit kundër marrëveshjes së detit. Meta dhe Rama heshtin për letrën sekrete: Na dëmton ekonomikisht
Një prej anëtarëve të delegacionit shqiptar që ka marrë pjesë në negociatat për përcaktimin e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, është shprehur kundër marrëveshjes së re të arritur nga dy shtetet.
Politiko.al ka arritur të mësojë ekskluzivisht për ekzistencën e një letre që ndodhet në tavolinat e presidentit të Repubikës, Ilir Meta, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama. Kjo letër i është dërguar krerëve më të lartë të shtetit nga një prej anëtarëve të delegacionit shqiptar, i cili shprehet kundër marrëveshjes së re të detit me Greqinë sepse ajo dëmton interesat ekonomike të vendit tonë.
Meta, Ruçi dhe Rama kanë heshtur deri më tani për shqetësimin e ngritur nga anëtari i delegacionit, ndërkohë që informacionet për marrëveshjen e arritur nuk i janë bërë të ditura publikut shqiptar.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias shprehet prej kohësh i entuziazmuar për negociatat që ka zhvilluar me palën shqiptare. Ai flet për fitore të shtetit grek, ndërkohë që të njëjtin qëndrim ka mbajtur pak ditë më parë edhe ekstremisti Panos Kamenos, që mban postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë greke. Kamenos konfirmoi se marrëveshja me Shqipërinë është mbyllur dhe palët po presin momentin e duhur për ta nënshkruar.
Opozita në Greqi ka kërkuar së fundmi një takim me dyer të mbyllura me ministrin Kotzias për negociatat që janë zhvilluar me Tiranën dhe për marrëveshjen e arritur, e cila është kundërshtuar zyrtarisht të paktën nga një prej anëtarëve të delegacionit shqiptar.