Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Del udhëzimi i Bashës për zgjedhjet brenda PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e degëve ku është shpërndarë edhe udhëzimin sa i takon zgjedhjeve të brendshmeve në PD.

Politiko.al ka siguruar udhëzimin e firmosur nga Basha i cili urdhëron nisjen e procesit zgjedhor të strukturave drejtuese të Degës, në nivel Grupseksioni dhe Seksioni. I gjithë procesi zgjedhor do të zgjasë 45 ditë dhe në përputhje me statutin e ri të PD-së.

Sipas udhëzimit, për mbarëvajtjen e procesit do të ngrihet grupi i punës për çdo qark dhe që do të mblidhet brenda datës 14 maj.

Procesi i votimit, në Seksion dhe Grup seksion, do të bëhet sipas parimit një anëtarë, një votë. Në udhëzim, janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të garojnë.

 

Të fundit