Flash News
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
Nëna e djalit autik i përgjigjet Ramës: Mos e përdor djalin tim! Nuk isha në protestë, po e çoja në terapi
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
Ekskluzive/ Emaili i Ramës për Krichbaum. Si po tenton KM, përmes një linje biznesi, të qetësojë deputetët e partisë së Merkelit
Shënim i Politiko.al
1-Konflikiti Rama-Krichbaum vazhdon pas Berlinit
Përplasja, tanimë personale, mes kryeministrit Rama dhe deputetit gjerman Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Europën në Bundestag, është bërë e njohur për publikun shqiptar. Ajo arriti kulmin në përfundim të dëgjesës që ky Komision pati me z. Rama në pasdreken e 24 prillit kur z. Krichbaum i citoi KM lidhjet që mediat online lexo.al e tiranapost.al kishin, përkatësisht me Kryeministrinë dhe me bashkinë e Tiranës. Në këtë moment Rama, i cili gjatë dëgjesës ishte treguar i përmbajtur, shpërtheu duke bërtitur 'Lies, Lies...' (gënjeshtra, gënjeshtra), duke u çuar në këmbë me gjeste agresive. Kjo situatë, e pazakontë për një Komision parlamentar gjerman, si dhe në mospërputhje me idenë e tyre të një Kryeministri normal, shënoi edhe mbylljen e menjëhershme të dëgjesës nga kryesuesi i mbledhjes nga meraku i incidenteve të tjera.
Pas kthimit në Shqipëri, Rama vazhdoi ta përmendë në konferenca shtypi e studio televizive deputetin Krichbaum si të parëndësishëm ("një nga qindra deputetët e Bundestagut"), dhe si të indoktrinuar nga opozita ("përsërit gjermanisht baltën e PD-së në shqip"). Në një linjë me shefin, dhe me krahasime prej ekzorcisti, Taulant Balla, dora e djathtë e Ramës në ‘marrdhëniet gjermane’, pretendoi se Basha i kishin futur shejtanin në bark viktimës Krichbaum.
2-Prapaskena e demarshit të Berlinit dhe emaili privat i Ramës për Krichbaumin
Por, ajo çka publiku nuk ka mësuar janë tentativat e Edi Ramës për të gjetur një pajtim, apo të paktën një ulje gjakrash me deputetin gjerman. Raportet e ambasadës gjermane në Tiranë, të premten më 20 prill mbi fushatën denigruese anti-Krichbaum nga mediat pranë qeverisë e alarmuan Berlinin zyrtar për dy arsye: së pari sulmi ndaj një personaliteti politik të respektuar, që po shahej e ofendohej bashkë me familjenishte i patolerueshëm.
Së dyti një vendim pozitiv për negociatat e Shqipërisë në Bundestag ishte jo i lehtë e aspak popullor për shkak të imazhit të vendit e klimës politike në të gjitha grupet parlamentare, sidomos në kryesorin, atë të CDU/CSU; në këto rrethana armiqësimi i Krichbaumit, figurë kyçe në ketë proces për shkak të postit si kryetar i Komisionit përgjegjës për këtë votim e komplikonte seriozisht situatën. Po atë ditë, në mbrëmje, duke sfiduar ëeekendin e tyre, zyrtarët nga Ministria e Jashtme dhe Kancelaria Federale (zyra e kancelares Merkel) kontaktojnë urgjentisht Ambasadën shqiptare për të protestuar ndaj sulmeve mediatike e për të kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre si dhe skuzat me korrigjimet përkatëse.
3- Arsyeja e sulmit mediatik
Edi Rama, porositësi i fushatës kapet ngushtë. Qëllimi i tij nuk ishte ndonjë hakmarrje e vonuar ndaj Krichbaumit, edhe pse në optikën e tij ky gjerman ja kishte berë hak. Në Rogner, më 24 nëntor 2016 kishte folur para kamerave duke denoncuar, si i pari politikan europian i këtij rangu, kanabizimin dhe kriminelët në poste shtetërore. Po atë ditë, dy orë më parë në zyrën e Ramës, Krichbaum i kishte thënë se nuk mund të pranonte që një kryeministër që e donte vendin e tij në BE, nuk gjente forcën për të shkarkuar Saimir Tahirin nga ministër i Brendshëm dhe Elvis Roshin nga bashkia e Kavajës. Në atë moment Rama shpërtheu: bërtiti "shpifje", rrëmbeu një dosje dhe e përplasi disa herë me forcë mbi tavolinë. Ashtu si dhe në Berlin, Krichbaum i dha fund takimit në atë çast, doli nga kryeminstria dhe u drejtua bashkë me delegacionin e Bundestagut për në Rogner. Tahiri u shkarkua pas dy muajsh; Roshi një muaj pas Tahirit.
Krichbaum do të vizitonte Shqipërinë me 8 maj 2018, në krye të një delegacioni parlamentar dhe do të mbante një konferencë shtypi po në Rogner. Fushata mediatike e koordinuar nga Endri Fuga synonte paraprakisht diskreditimin e tij dhe uljen e efektit të kritikave të pritshme. Por demarshi nga Berlini e detyroi Ramën të bëjë kthesë. Fillimisht ai i dërgon Krichabumit një email personal me këtë përmbajtje:
I nderuar Z.Krischbaum!
Po ju bezdis për shkak të disa shqetësimeve që më vijnë nga Berlini për një mbulim negativ mediatik ndaj jush në Shqipëri! Me sa duket ka shumë për të folur dhe për të sqaruar mes nesh dhe nuk është një gjë që mund të bëhet nëpërmjet telefonit. Kjo është arsyeja pse unë do të vlerësoja shumë nëse bashkoheni në darkën që kemi organizuar nesër dhe në rast të kundërt, do t'ju takoj në mbledhjen e Komisionit. Por, për një gjë ju siguroj: nuk kam të bëjë aspak me kazanin! Dhe nëse mund t’ju ndihmojë sadopak, ju lutemi gjeni bashkangjitur deklaratën time publike prej disa ditësh më pare, pasi miku juaj, Lulzim Basha, më sulmoi në mënyrë të pabazuar (si zakonisht) për të gjitha këto marrëzi! Duke pritur, për të folur ballë për ballë, ju lutem pranoni përshëndetjen time.
Edi Rama
Ky email, i cili reflektonte edhe përgjigjen që Rama i ktheu Bashës përmes Facebookut, u konsiderua i pasinqertë e joserioze nga grupi parlamentar i CDU dhe Krichbaum. Si pasojë u mor vendimi që, në shkelje të protokollit gjerman për trajtesën e kryeministrave të huaj, Edi Ramës të mos i kthehej përgjigje.
4-Gjermanët pedantë
Deputetët e Bundestagut kishin marrë raporte nga ambasada gjermane në Tiranë dhe nga burime të tjera se mediat që sulmonin Krichbaumin ishin të lidhura me pushtetin e Partisë Socialiste. Por, Rama i surprizoi ata gjatë dëgjesës teksa mohoi, kategorikisht, çdo lidhje me këto media. Nënkryetarja e Grupit CDU, Katia Leikert ja tha Ramës aty për aty se ata kishin dyshime për deklarimin e tij se ai nuk ishte i përzier me këtë fushatë. Gjermanët, pedantë si përherë, zbatuan parimin që fjala e një shefi qeverie të hidhet poshtë vetëm me prova katërcipërisht të pakundërshtueshme. Berlini urdhëroi një hulumtim të dytë e më të plotë për lidhjet e këtyreve mediave. Ky hulumtim i dytë prodhoi një dosje të plotë me dokumenta që provojnë lidhjet e mediave në fjalë me pushtetin duke filluar nga rroga që merr në Kryeministri kryeredaktori i lexo.al. Rama gaboi duke mohuar lidhjen pasi mundësoi që, përmes një procedure gjermane, të vulosej ai si gënjeshtar.
5-Tentativa me linjën e biznesit
Pas këtij dështimi të pare, Edi Rama angazhon Friedbert Pflüger, ish deputet i CDU në fund të viteve ’90, tani në biznesin e konsulencës përmes firmës së tij Pflüger International GmbH, i cili ka marrë përsipër të zgjidhë problemet e një kompanie gjermane me një kontratë problematike me Portin Durrës të firmosur pak ditë para betimit të qeverisë Rama nga drejtori Eduart Ndreu. Pflueger tenton me takime, telefonata e emaile me ish kolegët parlamentarë, por pa sukses. Dëgjesa e Ramës para Komisionit me incidentin në fund të saj vulos edhe një gjest tjetër të deputetëve kristiandemokratë: refuzimin e plotë të darkës kryeministrore. Arsye shtesë për bojkotin në China Club ishte zgjedhja e gabuar për shkak të luksit të ekzagjeruar për një vend të varfër si dhe të simbolizmit diplomatik të papërshtatshêm.
Në vijim të fiaskos së plotë Edi Rama i kthehet Florian Hahn (CSU), një deputeti aktual me interesa biznesi në Shqipëri duke i organizuar një vizitë të shpejtë në Tiranë në ditët e ardhshme. Hahn po lobon aktualisht pranë qeverisë Rama për një koncesion mbi kthimin e shisheve të blera që do e rëndonte padrejtësisht konsumatorin shqiptar e do të rriste artificialisht çmimet. Procedura e koncesionit nuk ka avancuar pasi ka sherr me oligarkëve pranë Ramës se kush do të jetë partneri lokal i kompanisë koncesionare gjermane. Por, Florian Hahn në dëgjesën e Ramës në Bundestag, hiq adresimin miqësor "dear Edi", qëndroi në linjën e Grupit duke dënuar sulmet mediatike kundër kryetarit të Komisionit. Ditën që F. Hahn do të mbërrinte në Tiranë ambasada gjermane njofton anullimin e vizitës për shkak të trafikut ajror. Burime të tjera gjermane sinjalizojnë një vendim politik nga lart.
Sidoqoftë, deklaratat e Krichbaumit për çeljen e negociatave duket se nuk janë personale. Raporteri për Shqipërinë, deputeti Thorsten Frei (CDU) konfirmoi po ato qëndrime në intervistën e para disa ditëve në gazetën Panorama. Krichbaum, Frei e Ëadephul (shef i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor në grupin CDU), mbeten tre personat kyç që do të influencojnë vendimmarrjen e deputetëve kristandemokratë e me gjasë të tërë Bundestagut. Gjithmonë në rastin që Merkel bindet se Rama i plotësoi parakushtet e kushtet që i kujtoi Edi Ramës se fundmi në Berlin. Nëse dorëheqja e Tahirit, pasi është siguruar shmangia e paraburgimit, mund të quhet kusht i përmbushur, kjo mbetet për t’u parë. Javën e shkuar në Tiranë zëvendësministri gjerman Michael Roth (socialdemokrat) nuk dha asnjë premtim.
Ka edhe skeptikë të tjerë
Me Holandën, një tjetër shtet skeptik ku parlamenti, si edhe në Gjermani, ka veto në çështjet e zgjerimit të BE-së, Rama e Ruçi u sollën më keq se elefanti në farfurina, duke ja komplikuar punën qeverisë së Hagës e cila është edhe më pak pozitive se ajo e Berlinit për Shqipërinë.
Nga Franca, nisur nga njoftimet zyrtare, Rama nuk ka marrë ndonjë premtim pozitiv nga Presidenti Macron; por as nuk ka lajm për gafa e autogola të Ramës si në rastet e Gjermanisë e Hollandës. Franca është "kafshatë" më e fortë se dy shtetet e tjera pasi, përveç rezervave për pesë prioritetet e papërmbushira e për krimin e organizuar ka problemin e emigracionit të paligjshëm shqiptar që arriti kulmin në 2017, dhe që u përmend nga ambasadorja franceze para një jave në Shkodër si arsye qendrore e hezitimit të Parisit.
Të fundit
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21
Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
23 July 2026, 14:11
Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet
23 July 2026, 13:39