Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ KE publikon nesër raportin e progresit për vendet e Ballkanit, Shqipëria e katërta

Ekskluzive/ KE publikon nesër raportin e progresit për vendet e

Komisioni Europian pritet të publikojë nesër raport progresin e bërë nga disa shtete të Ballkanit drejt bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Një ditë para publikimit të këtij raporti, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin zhvilloi një takim informal me disa prej gazetarëve në vendin tonë.

Burime nga takimi i thanë Politiko.al se ambasadorja ka zbardhur edhe detaje nga ajo se çfarë përmban raporti që do të publikohet nesër.

Mali i Zi dhe Serbia janë dy vendet të cilat në raport vlerësohen me progresin më të madh në krahasim me ‘detyrat e shtëpisë’, që i janë ngarkuar. Pas tyre renditet Maqedonia ndërsa Shqipëria gjendet në vend të katërt duke lënë pas vetëm Bosnjen dhe Kosovën./Politiko.al

Të fundit