Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Meta i ka dërguar letër Ramës për arsyet pse nuk e dekretoi Sandër Lleshin, nesër bëhet publike

Ekskluzive/ Meta i ka dërguar letër Ramës për arsyet pse nuk

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta njoftoi mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, ishte njoftimi i shpërndarë nga Presidenca pasditen e së shtunës.

Në media u raportua gjithashtu se ditën e premte kreu i shtetit thirri në një takim Sandër Lleshin por ky i fundit nuk u paraqit. Takimi mes tyre u mbajt të shtunën dhe Presidenti i bëri të ditura arsyet e mos dekretimit.

Politiko.al ka mësuar nga burime brenda Presidencës, se po ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i ka paraqitur edhe arsyet e mos dekretimit të Sandër Lleshit. Të njëjtat burime, i tha Politiko-s se letra në fjalë do të bëhet publike edhe për mediat ditën e hënë (nesër).

Nuk dihet gjithashtu nëse është ekzistenca e kësaj letre, edhe arsyeja që kryeministri Edi Rama porositi deputetët socialistë që të mos sulmojnë Presidentin pas vendimit për të refuzuar dekretin./Politiko.al

Të fundit