Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Ekskluzive/ Ndryshimet në statutin e PD, zbardhet dokumenti i grupit të punës, nga penalitetet te dy parimet e rëndësishme
PD ka nisur mbledhjen e kryesisë për diskutimin dhe shqyrtimin e dokumentit të grupit të punës për ndryshimet staturore.
Politiko.al zbardh dokumentin që parashikon rekomandimet për ndryshimet statutore dhe mëson se ky dokument është paraqitur nga Arben Ristani dhe përfshinë dy parimet bazë, që janë sigurimi i hapësirave dhe garancive demokratike në parti dhe përfshirja në vendimmarrje e anëtarësisë, si dhe propozime për ngritjen e seksionit të seleksionimit të kandidaturave.
Të pranishëm në mbledhje janë edhe Ristani, Paloka, Kadilli, Bozdo, Spaho dhe Malko.
Po ashtu në fokus të kërij dokumenti është edhe demokracia dhe forcimi i anëtarësisë.
Në 28 dhe 29 prill Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar, ku do të miratohen ndryshimet në statut dhe i hap rrugë një procesi të thelle ristrukturimi.
Vendimi u mor në kryesinë e kësaj force politike, mbrëmjen e 8 marsit 2018, ndërsa kryetari Lulzim Basha, garantoi se ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë dhe do të bashkojë të gjitha kontributet.
Lexoni për më tepër informacion dokumentin me 6 faqe, të siguruar nga politiko.al.