Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Rama firmosi mëngjesin e sotëm shkarkimin e Fatmir Xhafajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm se Fatmir Xhafaj ishte dorëhequr si ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe do të zëvendësohej nga Sandër Lleshi, këshilltari i tij për Sigurinë.

Rama publikoi në ‘Twitter’ edhe vendimin për emërimin e Lleshit në krye të institucionit të rëndësishëm, por interesant është fakti se kryeministri e fshehu datën kur kishte firmosur propozimin për presidentin Ilir Meta.

Politiko.al ka arritur të sigurojë dy vendimet e kryeministrit Rama për shkarkimin e Xhafajt dhe emërimin e Lleshit. Të dyja vendimet janë marrë sot, më 27 tetor. Ishte ora 08:30 kur Rama njoftoi dorëheqjen e Xhafajt, ndërkohë që firmën e ka hedhur pa dalë ende dielli.

Nuk dihen akoma arsyet e këtij nxitimi të Ramës, por që në media kanë filluar të publikohen lajme për arsyet dhe kohën e dorëheqjes së Xhafajt.

Raportohet se Rama dhe Xhafaj kanë patur një sherr të ashpër mbrëmjen e djeshme, por kjo ngjarje nuk është konfirmuar ende. Ndërkohë, në reagimin e publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme për dorëheqjen e Xhafajt, fillimisht u njoftua se vendimi ishte marrë pardje, të enjten e 25 tetorit, por dy minuta më pas njoftimi u ndryshua duke hequr kohën e dorëheqjes.

Të fundit