Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Rama udhëton për në Itali, u nis pasditen e sotme me charter

Ekskluzive/ Rama udhëton për në Itali, u nis pasditen e sotme me

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar pasditen e sotme në drejtim të Italisë. Politiko.al ka mësuar se Rama ka udhëtuar rreth orës 18:00 nga Rinasi me një avion 'charter'.

Nuk dihen arsyet e këtij udhëtimi të kryeministrit por mësohet se bashkë me të ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Bolonjas i cili ditën e sotme ishte në Tiranë ku u vlerësua nga Erion Veliaj me ‘Çelësin e qytetit’.

Burime të pakonfirmuara zyrtarisht i thanë Politiko-s se i pranishëm është edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit ka qenë shpesh herë shoqërues i Ramës në disa udhëtime jashtë.

Politiko u mundua ta konfirmojë nëpërmjet sistemit TIMS por zyrtarët e kontaktuar kanë frikë të kontrollojnë sepse kontrolli le gjurmë në sistem sa herë futesh./Politiko.al

Të fundit