Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Xhaxhai i Sotës, komandant i RENEA-s

Ekskluzive/ Xhaxhai i Sotës, komandant i RENEA-s

Ngrihen hije të tjera dyshimi lidhur me shtetasin Orest Sota që u ndalua sot në Elbasan nga policia, ku në zotërim ju gjetën dy patenta mjetesh lundëruese të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe një shumë e madhe parash cash.

Xhaxhai i Orestit është Vasillaq Sota, komandant i forcave RENEA, i cili e ka marë këtë detyrë më 15 qershor 2017, pasi më parë ka shërbyer si Shef i Forcave Lëvizëse Operacionale.

Orest Sota tha se patentat e Tahirit i kishte harruar në makinën e tij shoferi i këtij të fundit, mik i Sotës, por fakti që xhaxhai i Sotës ka një rol të rëndësishëm në polici, ngre mjaft pikëpyetje që pritet të sqarohen në vijim.  

Të fundit