Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Zjarr në Gjirokastër, digjet banesa monument kulture në Palorto (Foto)

Politiko.al mëson se gjatë ditës së sotme një banesë monument kulture e kategorisë së dytë është djegur në Gjirokastër.

Është i disati rast vitet e fundit që një gjë e tillë ndodh në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, e megjithatë shteti duket se nuk është ende në lartësinë e situatës.

Kreshnik Merxhani, ekspert i trashëgimisë kulturore që ka bërë denoncimin, shkruan:

Kjo tregon se sa  e papërgatitur është Gjirokastra për risqe të tilla, të cilat shtihen edhe më kur banesat janë të pabanuara!

Impiantet e zjarrfikkjes (krejtësisht jo funksional) janë vënë si manekinë në disa pjesë të qendrës historike sa për të raportuar në mënyrë të rreme në UNESCO se kjo kërkesë e tyre u zbatua me sukses!

Djegjet e njëpasnjëshme e tregojnë falsitetin e këtyre raportimeve të cilat po e ç’bëjnë Gjirokastrën çdo ditë.

Të fundit