Flash News

KRYESORE

“Ekskluzivisht...”, modifikimi që Top Channel i bëri lajmit pas përplasjes me Ramën

“Ekskluzivisht...”, modifikimi që Top Channel i bëri

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dje në mënyrë të hapur televizionin Top Channel dhe drejtuesit e tij për “gënjeshtër me bisht” sa i përket pretendimit se konferenca e djeshme për lirinë e medias nuk u transmetua në “ERTV”.

Pas reagimit të parë, Rama shkruajti sërish në ‘Facebook’ pas pretendimeve të disa qytetarëve se linku i lajmit ishte hequr nga web-i i Top Channel. Kryeministri publikoi tekstin e plotë të lajmit dhe kronikën e televizionit.

Në fakt, teksti që ka publikuar Rama rezulton të jetë versioni i parë i kronikës së TCH, pasi kjo konfirmohet nga video e publikuar në ‘Youtube’. Në versionin e dytë të publikuar në ‘web’, Top Channel ka shtuar: “Gjithashtu konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me komisionerin Hahn, nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e tij, ekskluzivisht vetëm përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV, por pati edhe kamera te tjera”.

Ndërkohë, versioni i parë ishte: “Gjithashtu, konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e Kryeministrit përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV. Janë të gjitha këto detaje, jo të vogla që iu fshehën sot Komisionerit Hahn nga Kryeministri i vendit”.

Të fundit