Flash News

KRYESORE

Eksodi në Top Channel, brenda pak muajsh u larguan 6 gazetarë

Eksodi në Top Channel, brenda pak muajsh u larguan 6 gazetarë

Muajt e fundit kanë qenë të mbushura me lajme sa i takon largimeve nga Top Channl. Vetëm në muajt e fundit nga ky televizion janë larguar gjashtë gazetar.

I pari ishte largimi i Adi Krastës. Kur pritej që Krasta të niste sezonin e ri u njoftua largimi i tij nga Top Channel. Në muajin tetor do të largohej edhe Jondia Shehu, prezantuesja e emisionit të pasdites.

Largimi i Marina Vjollës ishte një tjetër lajm që tërhoqi vëmendje. Marina kishte nisur karrierën në Top Channel, fillimisht si velinë dhe më pas si prezantuese tek Procesi Sportiv, ndërsa vendsoi që karrierën e saj ta vijonte tek rivali i Top-it, Tv Klan. Po kështu u largua ish-prezantuesja e “Pasdite në Top Channel”, Lira Burgija.

Ndërkohë, nga departamenti i lajmeve janë larguar dy gazetar. I pari që njoftoi largimin ishte korenspondenti Idro Seferi. Për një kohë të gjatë Seferi ishte zëri i Top Channel nga Beogradi. Tani Idro Seferi raporton për Tv Klan. Elona Meço është gazetarja e fundit që u largua nga departamenti i lajmeve të Top Channel. Meço u largua pak javë më parë pasi u emërua në krye të zyrës së shtypit të Partisë Demokratike.

Të fundit