Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
D.M
Të shfrytëzosh frikën e një populli të tërë për të përfituar është sa meskine aq dhe sadiste por ta bësh atë për të eksperimentuar është totalisht tallëse deri në poshtërim.
Bazuar në profilin psikologjik të një populli të dhunuar e nëpërkëmbur për një kohë relativisht të gjatë, shumica nuk arrijnë ta perceptojnë dhunën psikologjike dhe nëpërkëmbjen pasi ajo vjen si një rutinë e pranuar prej kohësh. Demokomunizmi nuk solli ndonjë gjë ndryshe për njerëzit e zakonshëm pasi shteti sërish kishte pushtetin absolut të të merrte tokën, të të dënonte padrejtësisht edhe pse lejoi avokatët sekser dhe në vend të burgut për agjitacion e propagandë u vu heqja nga puna e lënia pa bukë e kritikëve të partisë ose kundërshtarëve politik. Në këtë mënyrë, me këtë lloj dhune edhe sistemi demokomunist ashtu si ai komunist ka mbajtur aq poshtë pritshmëritë e njerëzve sa një pjesë e mirë e tyre nuk shohin dot më larg se mbijetesa dhe mjafton të përmendim shprehjet “bereqarves”, “gjynah me u qa” për të kuptuar nivelin e ulët të pritshmërive. Kjo nuk vjen se mungon ambicia por për shkak të varfërisë dhe padijes. Ky ka qenë dhe synimi kryesor i politikës për të mbajt popullin të varfër me nivele te ulëta pritshmërie me qëllim që duke menduar për bukën e ditës të mos kenë kohë të mendojnë për të drejtat që ju takojnë.
Ashtu sikurse e shfrytëzojnë këtë varfëri tashmë po shfrytëzojnë dhe frikën e njerëzve për të eksperimentuar me ta ose qëllimisht për të dëmtuar shëndetin e tyre mendor. Edhe pse mund të duket pak absurde duke marrë parasysh situatën aktuale duket se politika dhe kryesisht pushteti po synojnë një destabilizim të qëllimshëm për të larguar vëmendjen nga reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi të cilat në rast destabilizimi kalojnë në plan të dytë ose rihapen diskutimet ku synimi kryesor është amnistia e klasës së vjetër politike. Në këtë rast lideri-baba nuk ka kundërshtarë prandaj dhe fusha e tij eksperimentale është kaq e lirë me një opozitë çuditërisht të bindur e cila në asnjë rast nuk ka kërkuar dokumentacionet shtetërore në lidhje me vendimet gjatë pandemisë.
Hapja mbyllja pastaj sërish hapje e mbyllje duket më shumë si një lojë e ka kush e ka ku qeveria vetëm ja le popullit e nuk e merr asnjëherë vet. Edhe pse populli i thjeshtë mbyllet dhe paguan gjobat VIP-at si për të sfiduar barazinë postojnë pushimet e tyre në zona turistike apo bregdet. Nga ky moment mund të kuptosh shumë qartë pabarazinë që demokomunizmi ofron dhe çdo përpjekje për të sqaruar “merakun” e një lideri-baba nga Facebook duket hipokrizi e pastër. Madje ai po e shfrytëzon këtë situatë për të treguar sa shumë po e ruan këtë popull dhe njëkohësisht për të testuar durimin e tij me qëllim gjetjen e planit të duhur për të fituar zgjedhjet e ardhshme.
Eksperimenti vijon me provokime te vazhdueshme si p.sh prishja e teatrit në kohë pandemie, hapjet e mbylljet e orareve në orët e vona të natës pa vendime të firmosura, pengimi i qytetarëve të zakonshëm për të hyrë në det pa një vendim nga ekspertët. Por ajo çfarë është më absurdja në këtë eksperiment janë urdhrat direkte me zë dhe pa referenca e firmë që lideri-baba jep nga Facebook-u i tij. Çdo vendim zyrtar është personalizuar dhe tani nuk kemi më vendime të Këshillit të Ministrave por urdhra të Kryeministrit apo qoftë dhe urdhra te Ministrit të Shëndetësisë që edhe pse në situatë të jashtëzakonshme nuk kanë fuqinë ligjore të duhur për t’u ekzekutuar. Ky personalizim ka sfumuar të gjithë sistemin shtetëror duke e përqendruar atë në një person të vetëm në shkelje të hapur të kushtetutës. Edhe transmetimi i urdhrave nëpërmjet një rrjeti social të pa firmosur e pa një referencë ligjore e bën edhe më tragjike këtë eksperiment. Njëkohësisht ky model vë në qendër të vëmendjes dhe imponon ndjekjen e faqes së liderin-baba duke ju imponuar kështu psikologjikisht njerëzve dhe dhunuar psikozën e tyre.
Ndërkohë që për të shmangur mërinë e njerëzve kryeministri ja delegon vendimet një komisioni, kur vjen puna për meritat vrapon ti marrë vet. Kjo sjellje e dyfishtë të jep një lloj dyshimi në lidhje me vendimet e marra sidomos ato të ndryshuara nga mesdita ne mbrëmje. Gjithsesi stafi i tij si padashur me qëllim servilizmi e ka nxjerrë blof gjithë justifikimin e tij në një anketim drejtuar njerëzve për të marrë disa rezultate të eksperimentit.
Nuk ka asnjë gjë të keqe në zgjedhjen e një strategjie mbrojtëse qoftë kjo edhe izolimi total por kjo bëhet në mënyrë ligjore dhe nga personat e duhur. Nuk mund të ndryshohet sipas gjendjes emocionale apo analizave personale me qëllime eksperimentale politike për të vlerësuar reagimin dhe durimin.
Ndërkohë që gjithë java e fundit pati një qëndrueshmëri të rasteve me Covid-19 dhe sipas specialistëve ka rënie të virulencës përpos edhe protestave të opozitës dhe veprimit të Bashkisë së Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke lajmëruar për hapje të plotë të hënën dhe hapjen e kufijve një javë më vonë befas lideri-baba vendos kthim mbrapa dhe vendosjen e kufizimeve. Pavarësisht vendimeve të mëparshme ky i kësaj fundjave ishte absolutisht abuziv pasi nuk pati një logjike mbylljeje përveç justifikimit se meqë janë ditë pushimi do të vërshojnë njerëzit a thua e hëna është disa muaj larg dhe në vazhdojmë të jemi në mes të epidemisë. Madje absurditetin e këtij vendimi egoist të një personi e korrigjon tërë mllef po i njëjti i cili pas një presioni nga komuniteti mysliman tërhiqet dhe ndryshon vendimin brenda ditës. Kjo është prova më e qartë e vendimit personal dhe ekzistencës së eksperimentit.
Nuk është habi e gjithë kjo tallje me durimin dhe frikën e njerëzve përsa kohë pushteti përqendrohet dhe personalizohet dhe të gjithë mekanizmat shtetëror që duhet ti shërbejnë popullit i shërbejnë një personi të kthyer në idhull jo për shkak të cilësisë por si pasojë e nënshtrimit dhe servilizmit.
Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm në ngritjen e këtij kulti individi është edhe opozita shqiptare e cila jo vetëm nuk ofron besim por me vendimet e saj të paqëndrueshme dhe e mbajtur peng nga figurat e vjetra që jo vetëm nuk ofrojnë alternativë më të mirë por as siguri në ato çka premtojnë.
Mungesa e një kauze dhe ngjarje që lidhen me faktor politik të opozitës as kanë krijuar as do të japin hapësira për të krijuar besim. Në këto kushte dhe mungesa e një alternative më të mirë i jep më shumë guxim liderit-baba të eksperimentojë duke provokuar durimin e njerëzve me një pushtet deri diku të garantuar. Gjithsesi rindërtimi i shtëpive të rrënuara nga tërmeti do ti japë një mundësi për të vijuar fushatën elektorale për gjatë gjithë vitit të ardhshëm duke besuar fort në mendimin se populli shqiptar e ka kujtesën e shkurtër./ D.M (analist)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38