Flash News

KRYESORE

Eksperimenti social, moderatorja dhunohet dhe asnjë nuk reagon; përlotje në studio

Eksperimenti social, moderatorja dhunohet dhe asnjë nuk reagon;

Sot, në "Pop Culture" në Top Channel është publikuar një eksperiment social që është realizuar nga një aktor dhe moderatorja Kejli. Dyshja kanë inskenuar në rrugët më të populluara të Tiranës një zënkë. Por reagimi k qenë thuajse zero, vetëm një person ka ndaluar dhe i ka kërkuar llogari djalit që "dhunonte" të dashurën.

Të ftuar në studion e Pop Culture, Anaid Kaloti dhe Ina Gjonçi, janë shprehur mjaft të indinjuar ndaj këtij momenti.

“Ne reagojmë dhunshëm ndaj grave se na bën më të fortë, jo unë mendoj që një mashkull mund të dhunojë një femër ndërsa një burrë i vërtetë s’do të dhunonte kurrë. Ne me njëri tjetrin solidarizohemi vetëm kur komshiut i duhen karrige se i vdes dikush. Shqiptarët e kanë humbur shpresën nuk duan më njeri”- ka thënë Anaidi.

Teksa Kejli në studio shpjegonte se si në 3 orë xhirime njerëzit nuk janë solidarizuar me vajzën, ajo është përlotur nga indiferenca e tyre ndaj dhunës. Ajo trego që jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë por e shumë bashkëmoshatarë qeshnin teksa e shihnin që dhunohej dhe nxirrnin telefonin të bënin video. Ka qenë kjo fjali e cila ka përlotur jo vetëm Kejlin por edhe Anaidin.

Shihni videon e plotë:

Të fundit