Flash News

KRYESORE

Ekspertët: Botërori ‘Rusi 2018’ rrezikohet nga trukimet

Ekspertët: Botërori ‘Rusi 2018’ rrezikohet nga trukimet

Ndodhemi vetëm pak muaj përpara fillimit të Botërorit ‘Rusi 2018’ dhe ekspertët ndërkombëtar kanë paralajmëruar se kampionati rrezikohet nga trukimet.

Shefi i departamentit të integritetit në kompaninë ‘Perform’, Xhejk Marsh ka thënë se fakti që gjithçka është e mbikëqyrur nga të gjitha anët, nuk i përjashton mundësitë e turkimeve.

“Ne kemi prova se ka pasur ndeshje të kualifikueseve të trukuara. Ndaj pse të mos e bëjnë provë që të manipulojnë edhe aktivitetin? Ne kemi dyshime për një miqësore mes dy Kombëtareve në vitin e kaluar, ku njëra nuk kishte para as për të paguar hotelin, ndërsa është pjesë e Botërorit”, është shprehur Marsh.

Ndërkohë edhe drejtori i kompanisë që menaxhon lotarinë franceze, Zhill Mallet ka thënë se: “Me qarkullimin e madh të parave në evenimente të tilla, është më vështirë të dallosh manipulimin, i cili mund të fshihet pas shumave të mëdha që vihen në baste”

Tashmë kompani të ndryshme monitorimi janë bashkuar për të vëzhguar skuadrat që cilësohen me rrezikshmëri të lartë dhe këto mbledhje do të zhvillohen çdo 2-3 ditë, në mënyrë që të mos ketë trukime gjatë Botërorit.

Të fundit