Flash News

KRYESORE

Ekspertët e OKB-së japin alarmin: Shteti Islamik mund të ringrihet sërish

Ekspertët e OKB-së japin alarmin: Shteti Islamik mund të

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit ngrenë shqetësimin se Shteti Islamik ka për qëllim që të ringrihet sërish. Aktualisht militantët e këtij grupi ekstremist gjenden në territorin e Irakut, aty ku besohet se edhe jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi.

Në një raport të përpiluar thuhet se pas largimit nga Baghuzi në muajin mars, baza e fundit në Siri, udhëheqësit e IS-it tani synojnë të përgatitet për rikthim.

Edhe i dërguari amerikan në Siri, James Jeffery, ka thënë se “ky nuk është fundi i luftimeve”.

Sipas Institutit për Studime të Luftës, kthimi i Shtetit Islamik mund të jetë më i shpejtë dhe më shkatërrues, se më parë.

Aktualisht besohet se 10,000-15,000 luftëtarë mund të jenë në Siri dhe Irak. Në raport është përmendur edhe se IS-i ka aktualisht të ardhura nga 50 milionë deri në 300 milionë dollarë, por ka mungesë fondesh për të kryer sulme.

Të fundit