Flash News

KRYESORE

Ekspertët japin alarmin: Mishi i pasigurtë, rrezikohet  jeta e konsumatorëve

Ekspertët japin alarmin: Mishi i pasigurtë, rrezikohet  jeta e

Sot ndihemi shumë të pasigurtë në atë çfarë konsumojmë. Këtë e vërtetojnë dhe ekspertët.

Eksperti i sigurisë ushqimore Dritan Laçi, në një prononcim për Tv Klan, shprehet se ekzistojnë shumë probleme të cilat vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

 Shqetësimet fillojnë që nga matrikullimi dhe identifikimi i kafshëve, deri te transporti i tyre në thertore, apo dhe procesi i therjes dhe magazinimit të mishit

Respektimi i këtyre hallkave, duke përfshirë dhe kohën e magazinimit të mishit në ambiente frigoriferike është parësor për të pasur një mish sa më të sigurt dhe cilësor.

“Magazinimi në ambiente frigoriferike menjëherë pas therjes është i nevojshëm për të pasur cilësi të mirë të mishit. Më pas, ai duhet lënë 24-48 orë para se të shitet”.

Një tjetër shqetësim për të është mostrajtimi i mbetjeve që vijnë nga therja e kafshëve. Shpeshherë, sipas tij, ato hidhen nëpër lumenj, duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për qytetarët.

“Mbetjet që vijnë si pasojë e therjes së kafshëve nuk u bëhet asnjë lloj trajtimi. Në këtë pjesë jemi në nivelin zero. Mbetjet hidhen nëpër përrenj apo lumenj duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh”.

 

Pasi mori detyrën e re, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi paralajmëroi nisjen e kontrolleve në çdo thertore, duke paralajmëruar mbylljen e atyre që nuk plotësojnë standardet.

 

Të fundit