Flash News

KRYESORE

Ekspertët, përfitimet që merren nga konsumimi i ujit me kripë

Ekspertët, përfitimet që merren nga konsumimi i ujit me

Disa studiues pretendojnë se uji me kripë mund të ndihmojë trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe rrit nivelet e energjisë, ndërkohë disa të tjerë janë më skeptikë lidhur me përfitimet e supozuara të tij.

Themeluesja e “Practical Nontoxic Living”, Sophia Gushée, vendosi ta testonte ujin me kripë për një javë. Në fund të javës ajo raportoi se konsumimi i kësaj përzierje e ndihmoi në pastrimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në një mënyrë jetese më të shëndetshme.

“Shpesh konfuzohemi nga këto “trende” të reja që shohim në internet, dhe ky duket se është i fundit për të cilin duhet të jemi të kujdesshëm”, tregon ajo për ‘The Independent’.

Edhe pse ajo e pranon që është e nevojshme që të konsumojmë doza të vogla të kripës si pjesë e një diete të shëndetshme, ajo thekson gjithashtu se nuk ka të dhëna që vërtetojnë se kripa mund të ndihmojë në funksione të tilla si tretja.

“Është e rëndësishme të dini se çdo përfitim vjen nga përbërësi kryesor, që është uji”, thekson ajo.

Të fundit