Flash News

KRYESORE

Ekspertët: Sulmet ndaj Katarit, pasojë e politikës së jashtme të pavarur

Ekspertët: Sulmet ndaj Katarit, pasojë e politikës së

Ekspertët politik arabë në lidhje me krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe thanë se këto vende në rajon janë të shqetësuar nga politika e jashtme e balancuar që Katari ka ndjekur në vitet e fundit.

Ekspertët politik të cilët ndjekin nga afër zhvillimet kanë bërë vlerësime për gazetarin e Anadolu Agency (AA) lidhur me krizën e cila ka marrë përmasa të reja me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të disa vendeve arabe me Katarin.

"Katari ka një politikë të jashtme të pavarur, një pozicion të veçantë në arenën ndërkombëtare"

Dr. Xhemal Abdullah, pedagog në universitetin Oxford dhe ekspert për vendet e Gjirit tha se disa vende arabe, kryesisht Arabia Saudite, janë shqetësuar për politikën e jashtme të pavarur që Katari ka paraqitur në vitet e fundit, për vendosjen e marrëdhënieve të mira në botën islame.

Duke vënë në dukje se në mesin e qëllimeve të formimit në vitin 1981 të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ndodhet zbatueshmëria "politika e përbashkët e jashtme" Abdullah tha se "Kur vërejmë situatën aktuale të vendeve anëtare të GCC vërejmë 6 politika të jashtme të ndryshme të 6 vendeve të ndryshme. Sheiku Hamid Bin Halife Al Sani i cili është bërë Emiri i Katarit në vitin 1995 vendosi që ta nxjerrë Katarin nga ombrella e Arabisë Saudite dhe e përcaktoi politikën e tij në këtë drejtim. Aktualisht kur vërejmë në Gji mund të shikojmë që Katari i cili ka një politikë të jashtme të pavarur ka një pozicion të veçantë në arenën ndërkombëtare".

Pasi ka nënvizuar se në 20 vitet e fundit ka qenë në rritje graduale zëri i Katarit në arenën ndërkombëtare, Abdullah tha se "Arabia Saudite dhe disa vende arabe shqetësohen nga politika e jashtme e pavarur e Katarit dhe bërja e tij një aktor i rëndësishëm. Arabia Saudite duke i dhënë fund rolit aktiv të Katarit në arenën ndërkombëtare kërkon që të rikthehet në kufjtë e tij dhe ashtu sikur përpara 1995 të hyjë në ombrellën e Rijadit".

"Katari i cili ndjek politikë ekuilibruese mes poleve të kundërta, ka vazhduar marrëdhëniet e tij edhe me Iranin por edhe me vendet e Gjirit që janë armiq me Iranin. Katari ka arritur të mbrojë interesat e tij politike dhe ekonomike mes kundërshtarëve Iranit dhe Arabisë Saudite. Katari i cili ka marrëdhënie edhe me lëvizjet e tjera islame si Hamasi në botën arabe, ka vazhduar gjithashtu marrëdhëniet e mira edhe me vendet perëndimore që i shohin këto lëvizje si organizata terroriste. Këto lëvizje të cilat në vendet e Gjirit shihen si organizata terroriste, Katari i mbështet dhe i trajton si përfaqësues dhe një pjesë e popullatës në rajon. Marrëdhënia e Katarit me këto grupe në vitet e fundit ka shkaktuar largimin me vendet e Gjirit dhe përkeqësimin e marrëdhënieve".

Ndërsa studiuesi i shkencave politike dhe shkrimtari nga Mauritania, Muhtar Shankiti ka theksuar se kriza mes Katarit dhe disa vendeve arabe nuk ka dalë në pah përnjëherë dhe ka shtuar se "Këto sulme kundër Katarit planifikoheshin që prej shumë kohësh.

Si filloi kriza mes Katarit dhe vendeve arabe?

Tensionet diplomatike midis vendeve u përshkallëzuan pas hakimit të agjencisë zyrtare të lajmeve Katar, QNA, në natën e 23 majit në të cilën u publikua deklarata "kundër SHBA-ve dhe pro-Iranit", të cilat iu atribuuan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Edhe pse autoritetet e Katarit menjëherë dolën me deklaratë për të njoftuar për sulmin kibernetik ndaj QNA-së dhe për të përgënjeshtruar deklaratat e paraqitura, mediat e kanaleve televizive Al Arabiya dhe SKY News Arabia që japin transmetime nga EBA vazhduan publikimet e tyre duke përdorur deklaratat e atribuara Al Thanit si dhe vendet si Arabia Saudite, EBA dhe Egjipti ndaluan qasjen në vend të të gjitha institucioneve që kishin transmetime me origjinë nga Katari.

Më 3 qershor në internet u përhapën disa e-maile që pretendohet se i përkasin ambasadorit të EBA-ve në Uashington Jusuf el-Utejbe dhe të cilat ishin vjedhë nga grupe hakerësh, në të cilat pohohej se ambasadori ka marrëdhënie të afërta me fondacionin pro-izraelit për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD) dhe se përpiqen të zhvillojnë politika të përbashkëta kundër Turqisë dhe Katarit.

Arabia Saudite, EBA, Jemeni, Egjipti dhe Bahrejni në një deklaratë të bërë ditën e djeshme njotuan se kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni mbyllën hapësirën ajrore me Katarin dhe kërkuan largimin e diplomatëve të Katarit nga vendi brenda 48 orësh.

Ndërsa bllokadës diplomatike kundër Katarit iu bashkuan edhe Ishujt Maldive dhe qeveria Tobruk e Libisë.

Të fundit