Flash News

KRYESORE

Eksperti amerikan kundër ndryshimit të kufijve: Çfarë qëndrimi duhet të mbajnë SHBA dhe BE

Studiuesi amerikan, David L. Phillips , i cili në vitin 2017 publikoi  një raport lidhur me dialogun Kosovë-Serbi është shprehur kategorikisht kundër tezës së Presidentit Haxhim Thaçi për ndyrshimin e kufijve.

“Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian. Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet. Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t'i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë”, pohon ai per 'Deutsche Welle'.

Pyetur se çfarë duhet të bëjë SHBA dhe BE, Philips shprehet: “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje. Uashingtoni nuk është duke nxitur ndarjen etnike”.

“Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Por, dialogu nuk mund të zhvillohet përjetësisht. Duhet vendosur një datë për të mbyllur bisedimet në fund të periudhës së qendrimit në post të Mogherinit, në maj të 2019-ës”, përfundon ai.

Sqarim: David L. Phillips është drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtave në Intitutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universtetin Columbia. Ai ka punuar për OKB-në dhe qeverinë amerikane dhe ka dhënë mësim në shumë universitete. Me Serbinë dhe Kosovën ka 30 vjet që punon. 

Të fundit