Flash News

KRYESORE

Eksperti amerikan tregon progresin e Shqipërisë: Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për vendimin

Eksperti amerikan tregon progresin e Shqipërisë: Francës dhe

Eksperti amerikan për Ballkanin, Danile Server, pjesëmarrës në konferencën ‘Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp që i ndaluan Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mos hapjen e negociatave. Sipas ekspertit të huaj Shqipëria ka përparuar shumë, madje ai kujton kohën si e gjeti vendin para 22 vitesh dhe progresin që ka sot.

“Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare.

Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara”- Daniel Serwer.

Të fundit