Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Eksperti i ekonomisë: Veliaj ka marrë 600 milionë dollarë nga taksat. Investimet ku janë?
Një rrugë me gjatësi vetëm 700 metra në bashkinë e Tiranës, është planifikuar të ndërtohet me një fond prej 2.9 milion dollarë. Jo më shumë se 200 mijë dollarë është kosto reale e kësaj rruge, e përllogaritur nga eksperti i ekonomisë Pano Sako, në ‘A show’, në News 24. Pano Sako ka hedhur akuza të rënda për kryebashkiakun Erion Veliaj për rrugën që nis tek Garda e Republikës e përfundon afër digës së liqenit artificial. Përveç abuzimit sipas tij me fondet për këtë rrugë, kryebashkiaku dhe stafi i tij kanë abuzuar me fondet e bashkisë dhe me taksat e qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas Sakos, bashkia për katër vjet ka marrë 600 milionë dollarë. Por sipas përllogaritjeve të ekspertit, një përqindje shumë e vogël janë investuar në qytet. Ai i ka marrë me radhë të gjitha taksat, rritjen e tyre dhe mënyrën se si ato janë menaxhuar nga bashkia Tiranë. Sipas ekspertit të ekonomisë, vetëm për arsimin mblidhen taksa në shumën 30 milionë dollarë ndërkohë që sipas tij, asnjë shkollë e re nuk është ndërtuar në këto katër vjet përveç rikonstruktimit të shkollës ‘Kosova’. Me shumën e taksave për arsimin sipas Sakos do të duhej të ishin ndërtuar 50 shkolla.
Duke përllogartiur mbledhjen e taksave, rritjen e tyre dhe mënyrën se si ato janë menaxhuar, sipas Sakos, mungojnë 220 milionë euro investime në kryeqytet.
Për pyllin orbital të shumëreklamuar, Sako tha se tarifa e parkimit, 1 mijë lekë për një orë, ka sjellë një fond prej 17 milionë dollarë nga taksat tona, të destinuara për pyllin, plus 3 milionë dollarë që janë dhënë donacione. Sako tha se janë mbjellë 150 mijë pemë. Janë 600 mijë dollarë të shpenzuara... po të tjerat ku janë, ku ka shkuar dhe si janë shpenzuar? Eksperti i ekonomisë ka hedhur akuza të ashpra për kryebashkiakun Veliaj duke aluduar për vjedhje të përmasave të mëdha të taksapaguesve të kryeqytetit.