All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Eksperti i OBSH: Bota duhet të mësojë të jetojë nën kërcënimin e koronavirusit

Eksperti i OBSH: Bota duhet të mësojë të jetojë
All - Paragraf - 1

Botës do i duhet duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit në të ardhmen pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme. Kështu deklaroi eksperti i OBSH, David Nabarro, njëkohësisht profesor në Imperial College London me theksin globi do të duhet të përshtatet me problemin në vazhdim.

All - Paragraf - 3

Kjo deklaratë vjen kur numri i rasteve në mbarë botën u rrit në 2.3 milion, me 160,000 vdekje.

Dr Nabarro tha për median Observer:

“Jo domosdoshmërisht zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër çdo virusi. Disa viruse janë shumë, shumë të vështira kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave. Pra, për një të ardhme të parashikueshme, ne do të duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar jetën tonë me këtë virus si një kërcënim i vazhdueshëm.

Kjo do të thotë të izolosh ata që tregojnë shenja të sëmundjes dhe gjithashtu kontaktet e tyre. Njerëzit e moshuar do të duhet të mbrohen. Për më tepër, aftësia spitalore për trajtimin e rasteve do të duhet të sigurohet. Kjo do të jetë një ‘normale’ e re për të gjithë ne”, argumentoi Nabarro.

Të fundit