Flash News

KRYESORE

Eksperti ndërkombëtar i neuroshkencës: Rrjetet sociale janë armiq të trurit

Eksperti ndërkombëtar i neuroshkencës: Rrjetet sociale janë

Nuk është aspak një gjë e mirë për trurin bombardimi i vazhdueshëm me mesazhe, si ato të rrjeteve sociale; rrezikojnë të bëhen një “protezë e mendimit” duke e çuar në zero shpirtin kritik. Kjo u tha në Romë nga Lamberto Maffei, një nga ekspertët më të mëdhenj ndërkombëtarë të Neuroshkencave.

“Nuk mund të nënvlerësojmë rrezikun që vjen nga zhvillimi i mediave sociale moderne, si Facebook, Twitter dhe televizioni, që duke u përhapur mesazhe të njëjta turmave të mëdha, kanë tendencën për të rritur “trurin kolektiv”, përtej shkallës së kërkuar nga socializimi brenda llojit. Në këtë mënyrë, truri përmbytet nga një masë e madhe mesazhesh, derisa gjendet në një situatë shqetësuese, e cila bën që mesazhet e përsëritura vazhdimisht, të kthehen në “protezë të mendimit”. Me smartphone dhe tableta krijohet një “simbiozë” që e bën më të lehtë bindjen dhe përhapjen e “mesazheve të përbotshme”. Rreziku i madh është humbja e sensit kritik të qytetarit, deri në pikën që janë të gatshëm të ndjekin një “bari”, i nënkuptuar si ai që bërtet. Alternativa për të ndalur këtë fenomen është shkolla, dhe përgjegjësia e saj për të edukuar të rinjtë në vlerat e leximit, të mendimit dhe të shkencës”.

Marrë nga Ansa.it

Të fundit