Flash News

KRYESORE

Eksperti ngre dyshime për viktimat nga Covid në Shqipëri: Cili nga të ndjerët është doktor Seferi??!!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ngritur dyshime mbi raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë për viktimat nga COVID-19.

Dasho merr si shembull vdekjen e mjekut nga Kavaja, Sefer Dervishi, rast që u publikua dje nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale, por po t'iu referohesh buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, ai nuk rezulton i përfshirë.

Reagimi:

Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë.

Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin:

CILI NGA TË NDJERËT ËSHTË DOKTOR SEFERI??!!

A JANË DUKE U RAPORTUAR KORREKT HUMBJET E JETËS NGA COVID NË SHQIPËRI??!!

Të fundit