Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksperti për Ballkanin: “Përjashtimi i Vetëvendosjes nga pushteti “zgjat status quo-në”
Lëvizja Vetëvendosje është befasia më e madhe e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, pasi ka dyfishuar besimin e qytetarëve, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014.
Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Vetëvendosje ka dalë e dyta me 27% të votave, menjëherë pas koalicionit midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i cili ka siguruar 34% të votave. Pas Vetëvendosjes, me mbi 25%, ka dalë koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës. Florian Bieber, ekspert për Ballkanin në Universitetin e Gracit në Austri, thotë se rritja e Vetëvendosjes ka të bëjë më shumë me “mungesën e alternativës së partive qeverisëse, me mesazhin e saj antikorrupsion dhe me udhëheqjen e suksesshme të Prishtinës, sesa me nacionalizmin”.
“Të dyja blloqet e tjera të mëdha udhëheqin parti, të cilat, në një mënyrë ose tjetër, janë në pushtet që dy dekada dhe nuk ka opozitë tjetër përveç Vetëvendosjes”, thotë Bieber. Zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë vlerësohet se nuk kanë nxjerrë asnjë fitues të bindshëm, i cili mund të formojë lehtësisht qeverinë. Lidhja e koalicioneve paszgjedhore shihet si opsion i domosdoshëm. Analisti Bieber, duke folur për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, thotë se Vetëvendosje do të paraqesë “problem” edhe në qeveri, edhe në opozitë kur vijnë në pyetje dialogu për normalizimin e marrëdhënieve KosovëSerbi dhe raportet e Kosovës me fqinjët. Vetëvendosje ka kundërshtuar vazhdimisht bisedimet me Serbinë, duke thënë se procesi e ka rritur ndikimin e shtetit serb në Kosovë, ndërsa ka qenë kundër edhe një marrëveshjeje të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke këmbëngulur se me atë marrëveshje, Kosova humb territor.
“Përjashtimi i Vetëvendosjes nga pushteti, duke krijuar koalicionin e vjetër të madh, nuk do të sillte asnjë ndryshim; do ta linte Vetëvendosjen opozitë të vetme të rëndësishme dhe do të zgjaste status quonë”, thotë Bieber. Sipas tij, mënyra e vetme që mund të ndryshojë dinamikën politike është nëse Vetëvendosje hyn në qeveri si parti në koalicion dhe, siç thotë Bieber, sillet si parti e përgjegjshme dhe jo vetëm si parti opozitare. “Nëse një parti mbahet në pushtet kohë të gjatë vetëm se ofron qëndrueshmëri, por, në anën tjetër, ajo bëhet problem gjithnjë e më i madh me korrupsion dhe me sjellje jodemokratike, atëherë ajo shndërrohet në një problem që rritet dhe opozita kundër saj rritet.
Problemi është se kjo opozitë, sidomos në Kosovë, është më pak pozitive shikuar nga marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nga procesi i integrimit evropian. Andaj, është i nevojshëm dialogu me atë parti dhe jo përjashtimi”, thotë Bieber. Lëvizja Vetëvendosje, përveçse ka penguar vazhdimisht seancat parlamentare, sidomos për shkak të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ka mbajtur vëmendjen e publikut edhe me akuzat për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari, gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim.
Vetëvednosje ka akuzuar pushtetin për, siç ka thënë, vrasjen e Deharit, dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë. Vetëvendosje po ashtu kundërshton mënyrën e realizimit të reformave ekonomike në Kosovë, sidomos procesin e privatizimit. Vetëvendosje është themeluar në vitin 2004 dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur Albin Kurtin. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38