Flash News

KRYESORE

Eksperti shuan kureshtjen, pse Britania e Madhe u bashkua me SHBA dhe Francën për sulmin në Siri

Eksperti shuan kureshtjen, pse Britania e Madhe u bashkua me SHBA dhe

Mëngjesin e sotme SHBA, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan me mbi 100 raketa 3 baza të prodhimeve të armëve kimike në Siri.

Ndonëse sulmi ishte paralajmëruar ditët e fundit nga Donald Trump, president i SHBA, në sulm iu bashkuan edhe Britania dhe Franca.

Eksperti Justin Bronk ka argumentuar se shkak për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Britanisë së madhe në këtë sulm është Brexit, ndonëse nuk mori miratimin e plotë në parlament, shkruan Express.co.uk.

“Unë mendoj se kjo ndoshta ka të bëjë më shumë me Brexit, në kuptimin që Britania e Madhe është lënë në një pozicion ku ka nevojë të madhe për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, si dhe të vendeve të tjera përreth në botë. Britania e Madhe dëshiron të shihet si një lojtar global për të kompensuar ndikimin që po humbet brenda Evropës”, shprehet eksperti.

Të fundit