Flash News

KRYESORE

Ekspertiza e audio-përgjimit të Agron Xhafajt, Kryemadhi flet për manipulime dhe bën deklaratën e fortë

Ekspertiza e audio-përgjimit të Agron Xhafajt, Kryemadhi flet për

Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon ekspertizës së materialit audio për Agron Xhafajn, dërguar në një laborator në Itali.

E ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Kryemadhi deklaron se Prokuroria ka manipuluar provat dhe se për ekspertizë është dërguar një video tjetër.

“Nga informacionet tona, nuk është video që është çuar për ekspertizë, nuk është video nga Partia Demokratike, por është video me zërin e dikujt tjetër të regjistruar. Nga denoncimet që janë bërë në ambientet të ndryshme, politike lë për të dyshuar që videoja që është çuar në Itali për ekspertizë nuk është video nga Partia Demokratike. Pra kanë regjistruar zërin e dikujt tjetër si zërin e Agron Xhafajt”, u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit