Flash News

KRYESORE

Ekspertiza e plotë e vdekjes së turistes ruse, 30 ditë të tjera paraburgim për Ermal Fatajn

Ekspertiza e plotë e vdekjes së turistes ruse, 30 ditë të

Janë kryer ekspertizat mjeko-ligjore dhe kanë dalë rezultatet e plota për vdekjen e turistes 15-vjecare ruse, Ksenya Riok, e cila u gjen e pajetë më 21 korrik në plazhin e Ksamilit.

Në helikën e skafit të Ermal Fatajt u gjetën disa fije floku të cilat dyshohen se i përkasin shtetases ruse.

Gjykata e Sarandës vendosi edhe 30 ditë të tjera paraburgim për Ermal Fataj, pasi Laboratori i Policisë Shkencore nuk arrin të përfitojë një profil gjenetik nga krahasimi i fijeve të flokëve të gjetura në skafin e të akuzuarit me ato të viktimës.

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore:

Nga mostra e ekzaminuar mbi bazën e ADN-së së përgatitur nga njëra prej dy fijeve të flokut objekt të këtij ekspertimi, marrë gjatë këqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të analizohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.

 

Të fundit