Flash News

KRYESORE

Eksploziv ‘Audi-t’ në Vlorë, policia jep detajet e para

Eksploziv ‘Audi-t’ në Vlorë, policia jep detajet e para

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para lidhur me shpërthimin e ndodhur në mesnatë në  lagjen ”1 Maji”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ka shpërthyer në flakë automjeti tip ”Audi Q-7”, në pronësi të shtetasit Z.Sh., të cilin e kishte të parkuar para banesës.

“Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Gjithashtu, më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan, ka marrë flakë automjeti tip ”Audi A-7”, në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve së zjarrit të automjet”, sqaron policia.

Të fundit