Eksploziv makinës në Fushë-Milot, pronari i dënuar më parë për vrasje

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Milot dhe si pasojë është shkatërruar një makinë. Eksplozivi ishte vendosur në makinën të tipit “Audi” dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Makina është në pronësi të shtetasit N.K., i dënuar më parë për vrasje.

Aktualisht policia po heton nëse ngjarja lidhet me vrasjen e kryer më parë nga pronari apo ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të ri.