Flash News

KRYESORE

Eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës

Një sasi lënde eksplozivi i është vendosur makinës së drejtorit të Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ku ai kishte parkuar makinës, prej natës së mbrëmshme. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, pasi lënda plasëse është pikasur nga vetë Dyrmishi, i cili më pas ka njoftuar autoritetet në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se lënda plasëse e vendosur në një bidon plastik është vënë gjatë natës. Pranë shishes u gjet po ashtu edhe një telefon celular  Policia ka nisur hetimet e para, ndërsa forcat xheniere pritet të mbërrijnë nga Tirana.

Dyrmishi mban këtë post prej një viti, ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës.

Të fundit