Flash News

KRYESORE

Eksploziv makinës së pronarit të një lokali në Elbasan, parandalohet shpërthimi

Eksploziv makinës së pronarit të një lokali në Elbasan,

Forcat xheniere kanë çaktivizuar një sasi eksplozivi e cila ishte vendosur poshtë makinës së pronarit të një klubi nate pranë Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit.

Rreth orës 10:12 një telefonatë e mbërritur në policia njoftoi për një pako të dyshimtë me lëndë eksplozive që ishte vendosur poshtë mjetit tip Golf me targa Aa 774nk. 

Menjëherë policia rrethoi zonën pranë “Teatrit Skampa”.

Gazetarja e Ora News Belinda Ruçi informon se mjeti ishte në pronësi të Mir Lumshit, i cilio njihet dhe me pseudonimin Tenja. Eksplozivi ishte  vendosur poshtë makinës në krahun e shoferit.

Forcat xheniere mundën të çaktivizonin eksplozivin rreth orës 13:50 dhe një grup hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit