Flash News

KRYESORE

Eksploziv në makinë oficerit të Krimeve të Rënda, policia menjëherë në vendngjarje

Eksploziv në makinë oficerit të Krimeve të Rënda,

Një sasi eksplozivi i është vendosur një automjeti tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të një oficeri policije të Krimeve të Rënda në komisariatin e Policisë së Krujës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta në rrugën “Kastriotët”.

“Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë. Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

Ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve, ndërsa shpërthimi tjetër është regjistruar në Durrës në zyrën elektorale të LSI.

 

Të fundit