Flash News

KRYESORE

Eksploziv në një banesë në Kurbin, policia jep detaje

Eksploziv në një banesë në Kurbin, policia jep detaje

Në një banesë në  Gurëz të Kurbit disa persona ende të [paidentifikuar kenë vendosur lëndë plasëse.

Sipas njoftimeve paraprake, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ajo ishte një shtëpi në ndërtime  sipër dhe ishte në pronësi të një familje më mbiemër Kastrati.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës të kësaj çështje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kurbin, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit F.K. e cila është në ndërtim gjatë natës ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në banesën në ndërtim e sipër të shtetasit F.K , emigrantë  ne Itali është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht muret dhe një pjesë e soletës.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi banesa është në ndërtim, si dhe larg banesave të tjera.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit