Flash News

KRYESORE

Eksploziv shtëpisë në Bathore, arrestohet autori i dyshuar, policia: E bëri kundrejt pagesës

Eksploziv shtëpisë në Bathore, arrestohet autori i dyshuar,

Policia njofton se ka finalizuar operacionin e koduar ‘Pagesa’, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën ‘Martin Camaj’, Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., u vendos lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në pranga ka rënë shtetasi V.B, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.

“Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D.

Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek ‘Ura e Tapizës’ rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër ‘Urës së Tapizës’”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur.

 

Të fundit