Flash News

KRYESORE

“Eksportojnë drogë dhe prostitucion”. Gramoz Ruçi zbarkon në ‘vendin e krimit’

“Eksportojnë drogë dhe prostitucion”. Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndodhet në Hagë, Holandë, për të zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të parlamentit vendas, i shoqëruar nga Taulant Balla deputetja demokrate Rudina Hajdari. Qëllimi është bindja e parlamentarëve hollandezë se Shqipëria meriton mbështetjen për nisjen e bisedime dhe për anëtarësim. Një tjetër temë diskutimi ka të bëjë edhe me masat e marra nga shteti shqiptar kundër fenomenit të azilkërkimit.

Si për ironi të fatit, një vit më parë, Ruçi nuk i priti mirë kritikat e disa deputetëve holandez në Tiranë, që akuzuan mazhorancën se nuk lufton sa duhet kultivimin e drogës dhe krimin e organizuar.

Asokohe, Gramoz Ruçi iu përgjigj deputetëve se droga dhe prostiutucioni nuk janë fenomene shqiptare, por të eksportuara nga Holanda dhe Europa. “Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”, nënvizonte Ruçi.

“Nuk jam plotësisht dakord me atë që kanë thënë. Ne bëmë zgjedhjen tonë, të rrëzonim diktaturën. Nëse Shqipëria përkufizohet me disa kriminelë, ne s’jemi ata. Shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së janë kontribuesë. Në Eurovizion konkurrojnë 3 shqiptarë jo holandezë”, ishte komenti i Ruçit, që pati ngjallur jo pak polemika në vend.

Më 16 prill Parlamenti holandez votoi për pezullimin e rikthimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur.

https://www.youtube.com/watch?v=TdI2rxrkOpY

Të fundit