Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Alfred Lela
Më i fundit i tureve artistike të Edi Ramës është një ekspozitë personale e hapur në Gjermani. Në një konstekst normal, kur kryeministrit i vendit tënd ballafaqohet artistiksht me botën, përcjell nëpërmjet punëve të veta, domosdo edhe artin, emrin dhe kumtin e Shqipërisë, ekspozita apo çdo formë tjetër e kulturës do të ishte lajm i mirë.
Në vetvete, edhe kështu siç është ekspozita e z. Rama duhet parë si lajm i mirë.
Por, arti i një kryeministri, agjenda e tij, platforma politike dhe kulturore e tij, nuk mund të shihen, ashtu thatë, në vetvete apo si qëllim vetanak. Ka qenë i zhurmshëm një reagim i Ismail Kadaresë pas deklaratës së një shkrimtari tjetër që pranoi detyrën e lartë të ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafajt. Kadareja nuk e konsideroi me vend thënien e Mustafajt se do ta kishte mendjen te librat dhe Letërsia gjatë kohës që do të drejtonte diploamcinë shqiptare.
Nëse ndjekim të njëjtin standard, mund të themi se, aq më pak i lejohet Edi Ramës, kryeministër, i cili, ironikisht, me kushtetutë ka edhe tagrin e ministrit të Jashtëm, pavarësisht se ia delegoi Gent Cakës.
Parë në një rrafsh imediat ajo që bën Rama kur hap ekspozita nëpër Europë është diplomaci kulturore. Dhe kjo është një gjë e mirë, e duhur, e drejtë dhe me vend, sa s'ka ku shkon më.
Por, Shqipëria është një vend që ka aq shumë nevojë për një tjetër lloj diplomacie: ekonomike. Sidomos na duhet kjo në Gjermani ku shefi i qeverisë shqiptare ka hapur ekspozitën e kësaj here. Gjermania është zemra ekonomike e Europës. Si e tillë ajo i përkufizon në dy kuptime mornicat që na shkojnë shtatit në raport me të. E para, është politike sepse Berlini vendos për integrimin e Shqipërisë në Europë dhe, e dyta, ekonomike, jo vetëm prej fuqisë gjermane, por edhe prej atraksionit që ai vend ushqen për shqiptarët që duan të emigrojnë. Jo rastësisht, pas Amerikës, Gjermania është 'Eldoradoja e dytë' e synuar e shqiptarëve që duan të ikin nga sytë këmbët; sidomos në këtë pesëvjeçarin e fundit.
Gjermanët nuk mund të qortohen. Ata kanë qenë pranë Shqipërisë me ndihma, kredi të buta, projekte serioze, e të tjera. Por, jo për fajin e tyre, Shqipëria nuk është bazë e ndonjë investimi afatgjatë, serioz gjerman.
Sa kohë është kështu, sa kohë marrdhëniet tona mbeten në kufijtë e kulturës, të ndihmave demokratizuese, teknologjike etj., ne jemi një vend 'provincial' në kuptimin më të keq të fjalës. Ekspozitat e kryeministrit tonë në Berlin, në këto kushte, na bëjnë të dukemi 'geto'.
Ato, u ngjajnë panaireve të 'arritjeve të Shqipërisë socialiste' të dikurshme, ku ekspozohej varaku i rrejshëm i propagandës së një sistemi, mënyre jetese dhe kulture, duke e shpërfillur me gjithsejt gjendjen njerëzore të vendit.
Ajo kohë kishte një mekanizëm mbrojtës: shqiptarët nuk dilnin jashtë dhe të huajt nuk vinin këtu. Sot, hapja i lejon të gjitha palët që të shohin, të thonë dhe të përfundojnë.