Flash News

KRYESORE

Ekspozohet për herë të parë Kur’ani treshekullor i shkruar me dorë

Ekspozohet për herë të parë Kur’ani treshekullor i

Një Kur’an treshekullor i shkruar me dorë është duke u ekspozuar në muzen e provincës Tokat në Turqi. Për Anadolu Agency  ka folur edhe Drejtori Provincial i Kulturës dhe Turizmit, Adem Çekir ka thënë se Kur’an-i ekspozohet në muze që nga viti 2011, pasi ishte blerë një vit më herët dhe ishte riparuar në Konya.

“Ky Kur’an është vepra më e vjetër e shkruar që gjendet në muzetë e Anadollit. Në muzetë tanë nuk ka Kuran më të vjetër të shkruar në Anadoll”, u shpreh Çakır.

“Tokati dhe rrethina ishin një nga vendet e para ku turqit muslimanë krijuan vendbanime. Rajoni Niksar i Tokatit është vendi ku është themeluar medreseja e parë. Ky Kur’an u zbulua në Tokat, ndërsa daton nga vitit 1190. Ashtu shkruan në shënimet mbi librin. Është vepër e rrallë”, shtoi Çakır.

Ai theksoi se këtij Kur’an-i i mungojnë dhjetë faqe, pasi që, siç thotë, në Kuranët e mbetur nga periudha në fjalë ndodh të ketë mungesë faqesh.

 

Të fundit