Flash News

KRYESORE

Ekstardimi i Ballist Morinës, Bushati: Jemi në tryezë shahu me Serbinë

Ekstardimi i Ballist Morinës, Bushati: Jemi në tryezë shahu me

Çështja e esktardimit të Ismail Morinës në Serbi ka marrë vëmendjen e gjerë të mediave dhe të autoriteteve shqiptare, të cilat janë angazhuar dhe po bëjnë përpjekjet maksimale për mosekstradimin e tij.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka garantuar edhe njëherë, se qeveria shqiptare ka bërë të gjitha përpjekjet për të bërë të mundur lirimin e tij.

“Me lejoni t’u them se shteti shqiptar ka vepruar me të gjitha normat ndërkombëtare duke i dhënë asistencë Ballist Morinës, si dhe duke e vizituar ku mbahet aktualisht. Ka patur edhe një komunikim në Podgoricë mes dy kryeministrave. I njëjti komunikim është edhe mes dy shteteve. Rregullat e ekstradimit janë të qarta. Pavarësisht fjalës së gjyqësorit, i takon qeverisë kroate të vendosë. Jemi besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyre racionale”, tha Bushati.

Ndërkohë që sa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku në mes është edhe çështja e Morinës, ministri Bushati i krahason me një tryezë shahu ku secila palë bën lojën e vet.

“Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon me dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhen kultivuar dhe përmirësuar në funksion të stabilitetit demokratik”, u shpreh Bushati.

 

Të fundit