Ekstradimi i Ballist Morinës, Ministria serbe e Drejtësisë: Do i garantojmë çdo të drejtë, por jo siguri shtesë

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka deklaruar se do i garantojë çdo të drejtë Ismail (Ballist) Morinës nëse vendoset ekstradimi nga Kroacia, por nuk ka ndërmend të ofrojë siguri shtesë për shtetasin shqiptar, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga familjarët.

Në një prononcim për BIRN, kjo ministri premton për respektim të rregullave ndërkombëtare.

“Ashtu si në të gjitha rastet e ekstradimit deri më tani, Serbia garanton të drejtat e atyre personave, ekstradimi i të cilëve kërkohet bazuar në rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e ministrisë serbe.

Kjo ministri ka refuzuar të komentojë më shumë për këtë çështje, duke qenë se çështja është ende në gjykim nga autoritetet kroate.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë i ka kërkuar dje informacione shtesë FSHF-së, duke e konsideruar çështjen urgjente.

Rasti i Ballist Morinës është ngritur edhe në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi dje me homologun kroat.

Shqipëria dhe Kosova bashkohen me Serbinë, letër kundër Kroacisë në Komisionin Europian