Flash News

KRYESORE

Ekstradimi në Shqipëri, Izet Haxhia vetëdorëzohet në policinë turke

Vetëdorëzohet në policinë turke Izet Haxhia, i njohur si ish-truproja i Sali Berishës, njëherësh i akuzuar edhe për vrasjen e Azem Hajdarit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Haxhia, përmes një statusi në profilin e tij në facebook.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke”, shkruan Haxhia, duke mos kursyer edhe notat ironike.

Me këtë veprim, Izet Haxhia pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ashtu siç edhe vendosi pak muaj më parë gjykata turke.

Kujtojmë se drejtësia shqiptare e ka dënuar atë me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari në vitin 1998, akuzë, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht.

 

 

 

Të fundit