Flash News

KRYESORE

Ekstradohen dy persona të dënuar për ‘Mashtrim’ dhe ‘Trafikim të lëndëve narkotike’

Ekstradohen dy persona të dënuar për ‘Mashtrim’ dhe

Dy persona janë ekstraduar, nga Gjermania dhe Greqia, pasi rezultojnë të dënuar për ‘Mashtrim’ dhe ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

Policia njofton se nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit, Shefki Lusha, 49 vjeç, lindur në Dibër.

Shtetasi Shefki Lusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar atë me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit”. Shtetasi Shefki LUSHA ka mashtruar shtetasit D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët këtyre shtetasve është larguar jashtë vendit.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit, Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.

Ky shtetas, në datën 1 dhjetor 2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi, të drejtuar nga shtetasi Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.

Shtetasi Vasil Dervishanji është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale ‘Trafik të lëndëve narkotike’.

 

Të fundit