Flash News

KRYESORE

Ekstradohet drejt Italisë Nazar Seiti, anëtar i grupit "Habilaj"

Një prej personave të dyshuar si pjesëtar i grupit “Habilaj”, Nezar Seiti, me vendim të Gjykatës  është ekstraduar për në Itali.

Seiti ka deklaruar se jeton dhe punon në Itali dhe se në Shqipëri vjen për të vizituar prindërit ndaj dhe u gjend në fshatin Babicë kur u arrestua në llogari të prokurorisë së Katanias me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim.

Ndërkohë, Politiko.al mëson se në Katania po zhvillohet një hetim i dytë sa i përket dosjes “Habilaj”, por ende nuk dihet se çfarë përmban ky hetim. Ndërsa në muajin shkurt do të mbahet seanca e radhës në ngarkim të Moisi Habilajt, i dyshuar si kreu u këtij grupi trafikantësh.

Të fundit