Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Athina 29-vjeçari i dënuar me 8 vite burg

Ekstradohet nga Athina 29-vjeçari i dënuar me 8 vite burg

Policia njofton se ka ekstraduar nga Athina shtetasin Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Policia bën të ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të "Trafikim i personave të rritur".

Sipas policisë, shtetasi në fjalë në 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen "Partizani" Elbasan.

 

Të fundit