Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari i dënuar me 11 vjet burg

Ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari i dënuar me 11 vjet burg

Policia njofton se është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasi Martin (Aleksandër) Tusha, 47 vjeç, lindur në Mamurras. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se në datë 11.11.2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy shtetas/punëtor të një dyqani dur-alumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Ky shtetas prej disa kohësh fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës dhe në datë 29 06.2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë.

Të fundit