Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Franca 20 vjeçari, kërkohej për vrasje me paramendim

Ekstradohet nga Franca 20 vjeçari, kërkohej për vrasje me

Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim u ekstradua nga Franca ditën e sotme. Policia e Shtetit njoftoi se K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër kërkohej sepse një vit më parë, në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllanë e tij qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit, ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., e ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Arrestimi i tij u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendndodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” më 2.06.2018, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Të fundit